Arsenali mposht kampionin

Arsenali mposht kampionin

Sport July 15, 2020 - 23:12
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali ka triumfuar në shtëpi ndaj kampionit të ri të Premierligës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të ligës angleze, shkruan “Zeri.info”.

Londinezët mposhtën Liverpoolin me shifrat 2:1.

Sadio Mane kaloi i pari vendasit në epërsi në minutën e 20-të.

Ndërkohë, Arsenali arriti ta barazojë rezultatin me anë të Alexandre Lacazettes (32’), i cili shfrytëzoi gabimin e Virgil van Dijkut.

Golin e përmbysjes për vendasit e realizoi Reiss Nelson në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u mundua ta barazojë rezultatin, por nuk u tregua efikas në rastet e tij.

Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit për Arsenalin, kurse Shkodran Mustafi qëndroi në stol.

Ndërkohë, për Liverpoolin nga minuta e 83-të u inkuadrua Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore Arsenali zë pozitën e nëntë në tabelë me 53 pikë.

Kurse, Liverpooli, që prej javësh është shpallur kampion, numëron 93 pikë./Zëri