Klubi anglez bën ofertë për Vedat Muriqin

Klubi anglez bën ofertë për Vedat Muriqin

Sport July 15, 2020 - 23:05
Lajmet e fundit nga sporti

Vedat Muriqi ka shkëlqyer gjatë edicionit të tij të parë me fanellën e Fenerbahces, shkruan “Zeri.info”.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të reprezentuesit kosovar.

Mediet turke shkruajnë se Ëest Bromëich Albioni ka bërë një ofertë në drejtim të klubit turk për sulmuesin prizrenas.

Ekipi i Slaven Bilicit është shumë afër sigurimit të rikthimit në elitën e futbollit anglez.

Strategu kroat mendon se Muriqi do të ishte një përforcim i nevojshëm për ekipin.

Raportohet se WBA-ja ka bërë një ofertë prej rreth 20 milionë funtesh./Zëri