Lajm i bujshëm nga “Bild”: Milot Rashica refuzon Liverpoolin dhe Milanin

Lajm i bujshëm nga “Bild”: Milot Rashica refuzon Liverpoolin dhe Milanin

Sport July 15, 2020 - 12:56

Derisa është i vendosur të kalojë te RB Leipzigu, Milot Rashica raportohet se ka refuzuar ofertat e Liverpoolit dhe Milanit.

Ylli i Werder Bremenit ka refuzuar ofertat e klubit anglez, respektivisht atij italian, pasi ai dëshiron t'i bashkohet RB Leipzigut, raporton "Sport Bild", përcjell "Zeri.info".

Mediumi gjerman raporton se Rashica tashmë ka biseduar me trajnerin e RB Leipzig, Julian Nagelsmann, dhe se klubet kanë nisur bisedimet për shumën e transferimit.

Werder Bremeni dëshiron 20 milionë euro për largimin e Rashicës, por duket se RB Leipzigu nuk ka mundësi të paguajë më shumë se 15 milionë euro plus bonuse.

Në të njejtën kohë, RB Leipzig po punon edhe për ta mbajtur Patrick Schikun, i cili është i huazuar te klubi gjerman nga Roma.

Nëse RB Leipzigu e blen Rashicën, atëherë klubi në fjalë do ta ketë të vështirë ta blejë në baza permanente sulmuesin çek. /Zeri.info

Image