Notat e lojtarëve: Atalanta – Brescia, kështu u vlerësuan Gjimshiti dhe Ndoj

Notat e lojtarëve: Atalanta – Brescia, kështu u vlerësuan Gjimshiti dhe Ndoj

Sport July 14, 2020 - 23:47
Lajmet e fundit nga sporti

Atalanta ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Brescias në kuadër të xhiros së 33-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit triumfuan me rezultatin e thellë 6:2.

Mario Pasalic (2’, 55’, 58’) realizoi het-trik në këtë takim, kurse nga një gol e shënuan Marten de Roon (25’), Ruslan Malinovsky (28’) dhe Duvan Zapata (30’).

Ndërkohë, Ernesto Torregrossa (8’) dhe Nikolas Spalek (83’) realizuan për mysafirët në këtë takim.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, e filloi ndeshjen nga fillimi, kurse u zëvendësua në minutën e 74-t.

Ndërsa, Emanuele Ndoj, u inkuadrua në minutën e 61-të për Brescian.

Gjimshiti mori notën 6.9 në këtë takim nga “SofaScore”.

Ndërsa, Ndoj u vlerësua me 6.3./Zëri

Image
Image