Milot Rashica ka arritur marrëveshje me Leipzigun

Milot Rashica ka arritur marrëveshje me Leipzigun

Sport July 14, 2020 - 22:31
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun, shkruan “Zeri.info”.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ka raportuar se sulmuesi i Werder Bremenit është takuar tashmë me trajnerin e Leipzigut, Julian Nagelsmann.

Ndërkohë, pritet vetëm arritja e marrëveshjes mes du klubeve.

“Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun. Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Leipzigut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Werder Bremen - Leipzig) për shumën e transferimit. Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Champions League”, ka shkruar Sadiku.

Interesim për Rashicën kanë shprehur edhe Liverpooli e Milani./Zëri