Mourinho për vendimin e CAS-it ndaj Manchester Cityt: UEFA një katastrofë dhe një turp

Mourinho për vendimin e CAS-it ndaj Manchester Cityt: UEFA një katastrofë dhe një turp

Sport July 14, 2020 - 16:39
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është shprehur se rregullat e “Fair-Play” financiar të UEFA-s kanë vdekur dhe se apeli i suksesshëm i Manchester Cityt është një turp, që hap dyert për shpenzimet e palimituara, transmeton “Zeri.info”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) hodhi poshtë suspendimin dy-vjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme përfundimtare.

Ndërkohë, gjoba prej 30 milionë eurosh u reduktua në 10 milionë.

“Në lidhje me vendimin, në çfarëdo rasti, është një vendim i turpshëm”, u shpreh Mourinho.

“Nëse Manchester City nuk është fajtor për këtë, të dënohesh me disa miliona është turp. Nëse nuk jeni fajtor, nuk dënoheni. Në të kundërtën, nëse jeni fajtor duhet të suspendoheni. Kështu që është një vendim i turpshëm. Në çdo rast, është një katastrofë”, shtoi portugezi.

“Nuk po them që Manchester City është fajtor. Po them se nëse nuk jeni fajtor, nuk paguani. Pse po paguani 8-9 milionë funte nëse nuk jeni fajtor? Nëse ata nuk janë fajtorë, vendimi është i turpshëm”, tha ai.

“Dhe unë besoj që në edicionin e ardhshëm, pa ‘Fair-Play’ financiar, ndoshta një pronar i ri shkon dhe shpenzon shumë para, i jep atij një gjendje edhe ë të mirë. Unë besoj që ‘Fair-Play’ financiar ka ikur”, deklaroi trajneri i Tottenhamit./Zëri