Incident në futbollin rus, gjyqtari anësor e grushton futbollistin

Incident në futbollin rus, gjyqtari anësor e grushton futbollistin

Sport July 14, 2020 - 15:55

Në ndeshjen mes Sakhalinets dhe Legions, dy klubet që garojnë në kampionatin rus PFL, ka ndodhur një incident interesant.

Gjyqtari anësor nuk ka duruar dhe e ka humbur kontrollin pas provokimeve nga një futbollist, shkruan "Zeri.info".

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, gjyqtari në fjalë shihet se pas një moment protesteje, e humb kontrollin dhe e grushton një futbollist.

Përveç kësaj, gjyqtari në fjalë është parë duke shikuar celularin e tij pak momente para incidentit.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1. /Zeri.info