Të inspiruar nga vitet e 20-ta, Barcelona publikon fanellat për edicionin e ardhshëm
Gjatë ditës së sotme, Barcelona i ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja për edicionin 2020/21.
Dizajnimi i këtyre fanellave është inspirim nga vitet e 20-ta, atëherë kur Barcelona kishte "Epoën e Artë", shkruan "Zeri.info".
Fanellat në fjalë do të vendosen në shtije sot në dyqanet zyrtare të klubit katalunas.
Fanellat e reja të Barcelonës janë me dizajn tradicional, duke përfshirë ngjyrën e artë si element kryesor.
Ishin vitet e 20-ta kur futbolli ishte bërë "fenomen" në Barcelonë, ku klubi kishte lojtarë legjendar si Samitier, Alcantara, Zamora, Sagi, Piera dhe Sancho.
Futbollistët në fjalë ishin bërë legjendat e para të klubit të madh që garon në La Liga.
Fanellat dhe shorcet janë prodhuar duke përdorur poliesterin e ricikluar 100 përqind, i marrë nga shishet e plastikës, të cilat janë shkrirë për të prodhuar këto veshje. /Zeri.info