Publikohet orari i javës së 31-të, të gjitha ndeshjet luhen të shtunën, spikat “Derbi i Anamoravës”

Publikohet orari i javës së 31-të, të gjitha ndeshjet luhen të shtunën, spikat “Derbi i Anamoravës”

Sport July 14, 2020 - 14:57

Tashmë është publikuar orari i javës së 31-të në kuadër të Superligës së Kosovës, raporton "Zeri.info".

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen për një ditë, saktësisht të shtunën.

Në këtë xhiro spikat "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore pasi janë në garë për titullin kampion.

Ndeshja në fjalë do të luhet të shtunën, në orën 17:00, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjithashtu, të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Ballkanit dhe FC Prishtinës.

Orari i plotë i xhiros së 31-të:

E shtune, 17:00

Drenica – Vushtrria

Ferizaji – Dukagjini

Trepça ’89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilan. /Zeri.info