Klubi boshnjak e dëbon futbollistin që pozoi me fanellë nacionaliste serbe dhe që shkroi: “Rroftë Ratko Mladic”

Klubi boshnjak e dëbon futbollistin që pozoi me fanellë nacionaliste serbe dhe që shkroi: “Rroftë Ratko Mladic”

Sport July 14, 2020 - 14:44

Futbollisti boshnjak Belmin Halilovic është larguar nga FC Modrica për shkak të një komenti për kriminelin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Ratko Mladic.

Halilovic, i cili luan si mbrojtës, ishte transferuar te FC Modrica më 10 korrik, por një ditë më vonë një "screenshot" i një mesazhi të tij në "Facebook" bëri që ai të largohet nga klubi, shkruan "Zeri.info".

Në këtë mesazh Halilovic shkruante: "Rroftë Ratko Mladic", derisa ai shihet duke pozuar me një fanellë që mban logo nacionaliste serbe.

Image

Kjo është arsyeja pse FC Modrica njoftoi tifozët se Halilovic u largua nga klubi vetëm pas katër ditësh kur e transferuan atë.

"Për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore dhe dëmtimit të reputacionit, klubi vendosi të ndërprejë kontratën me Belmin Halilovic", thuhet fillimisht në njoftimin e klubit boshnjak.

"Klubi distancohet nga veprime të tilla dhe kërkon nga futbollistët të përqëndrohen vetëm në sport dhe detyrimet profesionale që sjellë futbolli", thuhet më tej. /Zeri.info