Zyrtare: Besa e Pejës vendos për trajnerin që do të udhëheqë në Superligë

Zyrtare: Besa e Pejës vendos për trajnerin që do të udhëheqë në Superligë

Sport July 14, 2020 - 13:34
Detajet

Besa e Pejës ka arritur që në edicionin e fundit ta sigurojë një “biletë” për Superligë, raporton “Zeri.info”.

Klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës përfundoi në pozitën e parë pas 20 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë, me 40 pikë të grumbulluara, për t’u ndërprerë më pas kampionati në muajin mars për shkak të pandemisë COVID-19.

Image

Besa ka vendosur që detyrën e trajnerit t’ia besojë “timonierit” Miftar Rama, i cili edhe në Ligën e Parë e drejtoi ekipin nga Rrafshi i Dukagjinit.

“Kam arritur marrëveshje që edhe në edicionin e ardhshëm ta drejtoj Besën në Superligë. Sa u përket objektivave, nuk mund të flas për momentin”, ka njoftuar Miftar Rama për “Zeri.info”.

Image

Rama edhe më parë e ka drejtuar Besën në rangun elitë. /Zeri.info