“Alarmohen” klubet e Serisë A, Barça dëshiron ta largojë Umtitin

“Alarmohen” klubet e Serisë A, Barça dëshiron ta largojë Umtitin

Sport July 14, 2020 - 12:20

Gazeta spanjolle "Sport" raporton se Barcelona është e gatshme ta largojë Samuel Umtitin në huazim, derisa Napoli, Roma, Lazio dhe Torino janë të interesuara për shërbimet e tij.

26-vjeçari u transferua te Barcelona nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro, por ka dështuar të luajë mjaftueshëm shkaku i problemeve me lëndime, shkruan "Zeri.info".

Qendërmbrojtësi francez është paraqitur në vetëm 18 ndeshje këtë edicion dhe "Sport" raporton se Barcelona mund ta huazojë atë për t'ia rritur vetëbesimin.

Seria A do të ishte destinacion i mirë për të, me Napolin, Romën, Lazion dhe Torinon, që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Megjithatë, besohet se Umtiti nuk dëshiron të largohet nga "Camp Nou" dhe se dëshiron të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë. /Zeri.info