Taulant Dajaku i “godet” investitorët anglezë

Taulant Dajaku i “godet” investitorët anglezë

Sport July 14, 2020 - 11:32

Ferizaj ka mposhtur Vushtrrinë në pasditën e djeshme në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Ferki Aliu" në Vushtrri Ferizaj mposhti Vushtrrinë me rezultat 1:3, shkruan "Zeri.info".

Përkundër fitores ndaj Vushtrrisë, Ferizaj këtë edicion ka regjistruar 19 humbje dhe kështu skuadra e drejtuar nga Burim Qerkini zyrtarisht do të luajë në Ligën e Parë nga edicioni 2020/21.

Përkundër përpjekjeve të shumta, problemet financiare dhe ndryshimet e brendshme e bënë të veten dhe kjo i kushtoi rëndë Ferizajt.

Image

Taulant Dajaku, njëri prej futbollistëve më të mirë që aktivizohet te Ferizaj, në një bisedë me "Zeri.info" ka thënë se i vjen shumë keq për gjendjen momentale te klubi ferizajas.

"Ajo që mund të them tani për tani është se ndihem shumë keq sepse Ferizaj ka pasur këtë edicion një grup shumë të mirë të lojtarëve, por për arsyet që dihen tashmë, skuadra ka humbur shumë pikë si vendas ndaj skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës", ka thënë fillimisht Dajaku, duke vazhduar:

Image

"Kjo e ka vështirësuar çdo herë e më shumë gjendjen duke ditur se edhe problemet me paga janë të theksuara dhe në këtë formë është problem të shohësh një sy tjetër mungesën e suksesit këtë vit".

Tutje, futbollisti me përvojë të madhe në futbollin kosovar ka folur edhe për ardhjen e bujshme të investitorëve anglez, të cilët u larguan para disa muajsh nga Ferizaj.

"Gjithçka erdhi nga një pshtjellim gjërash me një grup investitorësh, gjoja anglezë, që dolën se ishin një tufë spekulantësh ekonomik dhe jo investitor anglez", theksoi Taulant Dajaku për "Zeri.info", duke treguar edhe të ardhmen e tij:

"Pas mbarimit të edicionit, do të bëj dhjetë ditë pushime verore dhe pastaj do të kthehem dhe do të shoh se si janë gjërat, ku edhe do të endos se ku do të jem në edicionin e ardhshëm".

Image

Pavarësisht gjithçkaje, Dajaku thotë se ka raporte të mira me njerëzit në Ferizaj, bashkëlojtarët, si dhe me tifozët ferizajas.

"Për hir të vërtetës, unë kam një raport shumë të mirë me njerëzit që na kanë qëndruar afër këtë edicion, si dhe me tifozët dhe bashkëlojtarët. Tani e vetmja gjë që mendoj është të rifreskohem me energji të  reja dhe pas pushimeve të vendos se ku do të jem", përfundoi Dajaku për "Zeri.info" të martën. /Zeri.info