Lidhja zgjati 27 vjet: Merr fund njëra prej martesave më jetëgjata në botën e futbollit

Lidhja zgjati 27 vjet: Merr fund njëra prej martesave më jetëgjata në botën e futbollit

Sport July 14, 2020 - 10:06

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, martesa mes Paul Scholes dhe Claire Scholes ka marrë fund.

E cilësuar si njëra prej martesave më të qëndrueshme dhe më jetëgjate në botën e futbollit, duket se edhe kësaj i ka ardhur fundi, shkruan “Zeri.info”.

Ata janë martuar 21 vjet më parë dhe janë njoftuar për herë të parë para 27 vjetësh.

Tashmë Paul dhe Claire nuk janë duke jetuar së bashku dhe kanë filluar me procedurat e divorcit.

Ata e nisën lidhjen e tyre që kur ishin 18 vjeç, derisa tani Claire e ka lënë shtëpinë dhe nuk dëshiron të kthehet te bashkëshorti i saj.

Paul dhe Claire kanë tre fëmijë së bashku. /Zeri.info