'Ciao' Barça, Real Madridi fiton dhe blindon pozitën e parë në tabelë

'Ciao' Barça, Real Madridi fiton dhe blindon pozitën e parë në tabelë

Sport July 13, 2020 - 23:55

Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të arta në përballjen e sontme kundër Granadas.

Në kuadër të javës së 36-të në La Liga, Real Madridi është përballur sonte me Granadën në "Nuevo Los Carmenes", shkruan "Zeri.info".

Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka fituar sonte me rezultat të ngushtë, 1:2.

Image

Dy golat e fitores për "Mbretërit" i shënuan Ferland Mendy ('10) dhe Karim Benzema ('16).

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Machis në minutën e 50-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi "blindon" vendin e parë në tabelë me 83 pikë, kurse, Granada mbetet në vendin e dhjetë me 50 sosh. /Zeri.info

Image