Drilon Hajrizi 'shpërthen' në kritika ndaj Armend Zemajt, i kërkon ta përfaqësojë në ndeshjet e nëntorit

Drilon Hajrizi 'shpërthen' në kritika ndaj Armend Zemajt, i kërkon ta përfaqësojë në ndeshjet e nëntorit

Sport July 13, 2020 - 23:45

Drilon Hajrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për pezullimin e aktiviteteve sportive, përfshirë këtu edhe basketbollin.

Basketbollisti i mirënjohur kosovar me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" ka kritikuar rëndë ministrin Armend Zemaj, shkruan "Zeri.info".

Image

Ai thotë se e ka kuptuar se sporti nuk e ka mbështetjen e duhur, derisa kërkon nga ministri Zemaj ta përfaqësojë atë në ndeshjet e muajit nëntor.

Image

Postimi i plotë i Hajrizit:

"A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?
… apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!

Suksese minister e meshnet numrin 12,
Drilon Hajrizi
". /Zeri.info