Interi fiton me përmbysje ndaj Torinos dhe ngrihet në vendin e dytë

Interi fiton me përmbysje ndaj Torinos dhe ngrihet në vendin e dytë

Sport July 13, 2020 - 23:37

Interi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Torinos në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Giuseppe Meazza", Interi arriti ta mposhtë Torinon me rezultat, 3:1, shkruan "Zeri.info".

Pjesa e parë i takoi mysafirëve që realizuan përmes Andrea Belottit në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Interi u rikthye në lojë dhe shënoi tre gola përmes Young ('48), Godin ('51) dhe Martinez ('61).

Me këtë fitore, Interi ngritet në vendin e dytë në tabelë me 68 pikë të tubuara, kurse, Torino mbetet në vendin e 16-të me 34 sosh. /Zeri.info

Image