'Drita kampion', Ramiz Lladrovci provokon Ballkanin pas humbjes së 'Niklit' në Drenas

'Drita kampion', Ramiz Lladrovci provokon Ballkanin pas humbjes së 'Niklit' në Drenas

Sport July 13, 2020 - 23:12

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë i pranishëm sot në stadiumin "Rexhep Rexhepi" për ta përcjellur ndeshjen Feronikeli - Ballkani.

Në pasditën e sotme, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, Ballkani arriti ta mposhtë "Niklin" me rezultat 0:1, raporton "Zeri.info".

Rezultati i ndeshjes dhe paraqitja zhgënjyese e Feronikelit, aty ku luan djali i kryetarit të Drenasit, Lapidar Lladrovci, nuk i kanë pëlqyer aspak Ramiz Lladrovcit.

Image

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes, ai është dëgjuar duke bërtitur: "Drita kampion".

Momentin epik të sipërpërmendur mund ta shikoni në videon e mëposhtme. 

Ndryshe, në luftën për titullin kampion këtë edicion po luftojnë Drita, Ballkani dhe Gjilani. /Zeri.info