Dramë në 'Old Trafford', me një gol në çastet e fundit mbyllet ndeshja

Dramë në 'Old Trafford', me një gol në çastet e fundit mbyllet ndeshja

Sport July 13, 2020 - 22:57

Manchester Unitedi ka regjistruar vetëm barazim në kuadër të javës së 36-të në Premierligën angleze.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Old Trafford", skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka barazuar ndaj Southamptonit me rezultat 2:2, shkruan "Zeri.info".

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të golit të Armstrong në minutën e 12-të pas asistimit të Redmond.

Vendasit reaguan menjëherë duke e barazuar rezultatin në 1:1 përmes Marcus Rashfordit në minutën e 20-të.

Image

Pas tre minutash, Manchester Unitedi shënoi edhe njëherë për 2:1 me anë të Anthony Martialit.

Në pjesën e dytë, Southamptoni barazoi shifrat në 2:2 në çastet e fundit të ndeshjes.

Pas 36 javësh, Manchester Unitedi mbetet në vendin e pestë me 59 pikë, kurse Southamptoni mbetet në vendin e 13-të me 45 pikë. /Zeri.info

Image