Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në raundin e fundit të testimeve në Premierligë

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në raundin e fundit të testimeve në Premierligë

Sport July 13, 2020 - 22:39

Vetëm një rast ka rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 2,071 testime në raundin e fundit të testimeve në Premierligën angleze.

Personi i infektuar, i cili nuk është identifikuar, tani do të jetë në vetëizolim për shtatë ditë, shkruan "Zeri.info".

Ky rast pozitiv erdhi në raundin e 13-të të testimeve në Premierligë, i cili është realizuar nga 6 deri më 12 korrik.

Javën e kaluar nuk kishte asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Deri më tani, nga të gjitha testimet e bëra, janë konfirmuar vetëm 20 raste pozitive me koronavirus në Premierligën angleze.

Ndryshe, Premierliga angleze u rikthye në aksion më 17 qershor pas një pauze prej afër 100 ditësh shkaku i pandemisë COVID-19. /Zeri.info