Drita U-19 e gatshme për Superligë, nis përgatitjet për edicionin e ri

Drita U-19 e gatshme për Superligë, nis përgatitjet për edicionin e ri

Sport July 13, 2020 - 22:33

Grupmosha U-19 e Dritës, e cila drejtohet nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Genc Sermaxhaj ka nisur përgatitjet për edicionin 2020/21.

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Sermaxhaj ka bërë me dije se pas provave me mbi 50 lojtarë, Drita U-19 ka arritur të zvogëlojë numrin në 24 sosh dhe katër portierë, shkruan "Zeri.info".

Drita U-19 këtë edicion do të garojë në Superligën e juniorëve pasi edicionin e kaluar u inkuadrua nga Liga e Parë.

Postimi i plotë i Genc Sermaxhajt:

"Pas një jave me mbi 50-të lojtar të ardhur në prova tek FC DRITA U19, dhe pas vlersimeve profesionale arritëm të zvogëlojmë numrin në 24 lojtar dhe 4 portjera.
Siq kemi njoftuar edhe më parë, me këtë numër të kufizuar të lojtarëve, do të futemi në sezonin e ri 2020/21.

Të gjithë lojtarët tjerë që ishin në prova tek FC DRITA U19, i falënderojmë që na zgjodhën të testohen tek ne duke ju dëshiruar suksese të mëtejme.

Njëherit sot më 13.07.2020, filluam me seancat e rregullta stërvitore-përgatitore për sezonin 2020/21.

Gjithashtu ua kujtojmë se FC DRITA U19, këtë vit do të garojë në Superligën e juniorëve, pas suksesit nga sezoni i kaluar duke u inkuadruar nga Liga e parë në Superligë". /Zeri.info