Tovërlani konfirmon marrëveshjen me 'Niklin': Do të krijojmë një skuadër për titullin kampion

Tovërlani konfirmon marrëveshjen me 'Niklin': Do të krijojmë një skuadër për titullin kampion

Sport July 13, 2020 - 22:15

Trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar të pasluftës, Afrim Tovërlani do ta vazhdojë kontratën me Feronikelin.

"Toki" i cili mori drejtimin e "Xehtarëve" në mes të këtij edicioni, do të vazhdojë edhe për një edicionin me kampionin në fuqi, raporton "Zeri.info".

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Tovërlani pas humbjes 0:1 sot nga Ballkani.

"Këto ditë do të arrihet marrëveshja, e cila përfshin që të krijojmë një skuadër për titull. Do të ketë 'jetëgjatësi' një-vjeçare", u shpreh ish-trajneri i FC Prishtinës dhe Ferizajt.

Ndryshe, Feronikeli këtë edicion, pas ndryshimeve të shumta në shtabin teknik, ka mbetur pa asnjë objektiv dhe trofe.

Tovërlani e zëvendësoi trajnerin Agim Sopi në "Rexhep Rexhepi". /Zeri.info