'Djajtë e Kuq' e përmbyshin shpejt rezultatin, nuk lejojnë befasi nga Southamptoni
Sport
July 13, 2020 - 22:04
Pas 45 minutash, janë shënuar tre gola në ndeshjen Manchester United - Southampton.
Fillimisht, mysafirët kaluan në epërsi përmes Armstrong ('12), shkruan "Zeri.info".
Ndërkaq, vendasit e barazuan rezultatin përmes Rashfordit ('20) dhe në fund përmbysën rezultatin me Martialin në minutën e 23-të.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 36-të në Premierligën angleze. /Zeri.info