'Bomba' e mbrëmjes: Xherdan Shaqirit mund t'i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahçe

'Bomba' e mbrëmjes: Xherdan Shaqirit mund t'i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahçe

Sport July 13, 2020 - 20:41

Fenerbahçe ka shprehur interesim për transferimin e futbollistit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Futbollisti nga Kosova nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp për edicionin e ardhshëm, derisa ai pritet të largohet nga "Anfield", raporton "TivibuSpor", përcjell "Zeri.info".

Shaqiri u transferua në Liverpool në verën e vitit 2018, por që asnjëherë nuk iu dha minutazhi i duhur për t'i treguar vlerat e tij.

Derisa këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, e ardhmja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore.

Ai nuk është as në planet e Kloppit për edicionin e ri, andaj Fenerbahçe ka nisur të interesohet për situatën e tij.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt kërkon kontratë tre-vjeçare dhe me një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Raportohet se Fenerbahçe është e gatshme t'ia plotësojë dëshirat futbollistit gjilanas vetëm e vetëm për ta transferuar në Stamboll. /Zeri.info