Juventusi pranë transferimit të 'Varanes të ri'

Juventusi pranë transferimit të 'Varanes të ri'

Sport July 13, 2020 - 20:20

Juventusi është pranë transferimit të mbrojtësit të Amiens dhe Francës U-17, Felix Nouango, i njohur ndryshe si "Raphael Varane i ri".

"L'Equipe" raporton se ai është pranë kalimit te Juventusi, derisa klubi italian do t'i paguajë Amiensit tre milionë euro për shërbimet e tij, shkruan "Zeri.info".

17-vjeçari ende nuk ka debutuar për skuadrën e parë, por që konsiderohet me të ardhme të ndritur.

Ai e përfaqëson grupmoshën U-17 të Francës dhe njihet për lojën e fuqishme në mbrojtje. /Zeri.info