Superndeshje zhvillohen në tri xhirot e fundit, gjithçka gati për 'Derbin e Anamoravës'

Superndeshje zhvillohen në tri xhirot e fundit, gjithçka gati për 'Derbin e Anamoravës'

Sport July 13, 2020 - 19:56

Me katër ndeshjet e zhvilluara në pasditën e sotme është mbyllur java e 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani triumfoi ndaj Feronikelit në Drenas me rezultat 0:1, derisa Llapi mposhti Flamurtarin me të njejtin rezultati, shkruan "Zeri.info".

Kurse, befasinë më të madhe të kësaj xhiro e shkaktoi Dukagjini që mposhti Trepçën'89 me rezultat, 3:2, derisa Ferizaj regjistroi fitore 1:3 ndaj Vushtrrisë.

Në kuadër të kësaj xhiro, dje u zhvilluan dy ndeshje, ku FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën, derisa Gjilani mposhti Drenicën me rezultat 2:0.

Image

Deri në përfundim të këtij edicioni kanë mbetur edhe tri xhiro, derisa në ndeshjet e ardhshme do të vuloset gjithçka - si për titull kampion, për daljen në Evropë ashtu edhe për skuadrën e katërt që do të bie nga elita.

Në kuadër të xhiros së 31-të, spikat derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, teksa Ballkani e pret Prishtinën në Suharekë.

Edhe në xhhiron e 32-të do të kemi ndeshje interesante ku Gjilani e pret Ballkanin, FC Prishtina Flamurtarin dhe Drita Drenicën.

Image

Ndërkaq, në xhiron e fundit, Ballkani dhe Drita zhvillojnë ndeshjen ndoshta vendimtare të këtij edicioni. /Zeri.info