Superliga live: Feronikeli - Ballkani, Llapi - Flamurtari, Dukagjini - Trepça'89, Vushtrria - Ferizaj, mbyllen ndeshjet

Superliga live: Feronikeli - Ballkani, Llapi - Flamurtari, Dukagjini - Trepça'89, Vushtrria - Ferizaj, mbyllen ndeshjet

Sport July 13, 2020 - 16:12

Sot do të zhvillohen katër ndeshje të Superligës së Kosovës, me të cilat edhe do të mbyllet xhiroja e 30-të e kampionatit, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja kryesore do të jetë pa dyshim ajo mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Therandasit do të kërkojnë fitoren për të vazhduar luftën për titull, derisa vendasit tashmë kanë mbetur pa objektiva.

Llapi do ta presë në shtëpi Flamurtarin, derisa momentalisht të dyja skuadrat i ndanë vetëm një pikë.

Trepça ’89 do të udhëtojë në Klinë për të kërkuar tri pikët ndaj Dukagjinit dhe për të vazhduar luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, Vushtrria do të përballet me Ferizajn.

Të gjitha takimet do të fillojnë në orën 17:00. 

Feronikeli - Ballkani 0:1

Mbyllet ndeshja.

82' Visar Berisha i Ballkanitgjuan nga goditja e dënimit, por vetëm jashtë portës.

71' Blendi Baftiu gjuan për mrekulli në drejtim të portës së Feronikelit, por pret portieri Florjan Smakiqi.

63' Goditje e bukur e Besnik Krasniqit nga goditja e dënimit, por pa sukses.

61' Visar Berisha gjuan nga distanca, por nuk arrin të shënojë dhe të dyfishojë epërsinë e Ballkanit.

57' Aksion fenomenal i Feronikelit, Mevlan Zeka pason te Argjend Malaj, i cili godet fuqishëm, por që Armend Rugji e pret goditjen e tij.

54' Rast i jashtëzakonshëm për Ballkanin, por Ermal Krasniqi dështon të shënojë nga afër.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

42' Ballkani e ka epërsinë dhe posedimit, vazhdon ndeshja në Drenas.

33' GOOOOOOOL. Gabim fatal i Ilir Berishës së vendasve, Blendi Baftiu shënon supergol.

30' Ende asnjë rast konkret i "Niklit" në Drenas.

22' Ballkani nuk po ndalet, pas Dakut, edhe Visar Berisha me një rast të mirë për të shënuar.

19' Rast i shkëlqyer për Ballkanin, por Mirlind Daku nuk e arrin topin e Ermal Krasniqit.

10' Dhjetë minuta lojë në Drenas, mysafirët kërkojnë golin, por ende pa sukses.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Thaqi, Bojku, Qorri, Gbowea, Zeka. Trajner: Afrim Tovërlani

Ballkani: Rugji, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Potoku, K.Gashi, Kuç, Baftiu, Krasniqi, Topalli, Daku. Trajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Imran Kabashi, Granit Hyseni, Alban Shala

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

Llapi - Flamurtari 1:0

Mbyllet ndeshja.

63' Llapi i afrohet golit të dytë, Arbnor Ramadani gjuan nga largësia, por pret Ardit Nika.

59' GOOOOOOL. Llapi zhbllokon rezultatin, shënon Kastriot Selmani.

51' Ramadani i Llapit gjuan bukur në drejtim të portës mysafire, por pa sukses.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

30' Goditje e rrezikshme e Valmir Veliut të Llapit, por vetëm jashtë portës.

24′ Arbnor Ramadani i Llapit gjuan me të majtën e tij, por pret Ardit Nika.

13' Jasmin Raboshta gjuan me kokë, por Nika i Flamurtarit bën pritje fenomenale.

7' Boshnjaku asiston mjaft mirë te Shala i Flamurtarit, por goditja e këtij të fundit e plogësht.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Emini, Prenci, Idrizi, Salihu, Maliqi, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Raboshta, Selmani. Trajner: Tahir Batatina

Flamurtari: Nika, Maxhuni, Zenunaj, Zeqaj, Dumani, Zeqiri, Hasanaj, Shala, Boshnjaku, Kelmendi, Maliqi. Trajner: Synaj Keçi. 

Gjyqtarë: Selim Isufi, Driton Preniqi, Elvis Bicaj, Shpëtim Murtezi

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë. 

Dukagjini – Trepça ’89 3:2

Mbyllet ndeshja.

72' GOOOOOOL. Abu Kamara shfrytëzon gabimin e mbrojtjes mysafire dhe realizon për 3:2.

60' Traore i mysafirëve gjuan nga distanca, por pret Muhaxhiri.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45’ GOOOOOOL. Milot Avdyli shënon autogol duke barazuar rezultatin, 2:2.

29' Arbnor Muja i mysafirëve gjuan bukur, por pa sukses.

17′ Milot Abdyli i 89-shit gjuan brenda zonës, por topin e dërgon vetëm rrjetën e jashtme.

14' GOOOOOOL. 89-shi rikthen epërsinë, shënon Milot Avdyli për 2:1

10' GOOOOOOL. Gabim fatal i Trepçës'89, realizon Arbër Shala i Dukagjinit.

2' GOOOOOOL. Mysafirët realizojnë për 0:1 përmes Muharrem Jasharit.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Palushaj, Doshlaku, Jashanica, Dushi, Milicaj, Merlaku, Kamara. Trajner: Severin Elezaj

Trepça ’89: Spahija, Aasare, Jeanjacques, Pllana, Dedia, Ahmeti, Jashari, Traore, Abdyli, Ardian Muja, Manaj. Trajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Genz Nuza, Lumturie Muhadri, Meriton Berisha, Visar Kastrati

Stadiumi: “18 qershori” – Klinë. 

Vushtrria – Ferizaj 1:3

Mbyllet ndeshja.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

22′ GOOOOL… Drilon Fazliu realizon për t’i kaluar vendasit në epërsi, 1:0.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Marly Prince, Mehmeti, Okonwo, Dumbia, Istrefi, Chinonso, Azemi, Sie, Dervishaj, Zabërgja, Fazliu. Trajner: Fitim Llapashtica

Ferizaj: Blakqori, Halili, Qerkini, Hyseni, Kuka, Shaqiri, Sefa, Stojanovski, Krasniqi, Orana, Sadriu Trajner: Luan Qerkini

Gjyqtarë: Erdall Zasella, Safet Berisha, Visar Kelmendi, Isak Ceroviku

Stadiumi: “Ferki Aliu” – Vushtrri. /Zeri.info