Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Besnik Kollari: Ky ekip në dy xhirot e fundit i dha imazh të mirë futbollit kosovar

Besnik Kollari: Ky ekip në dy xhirot e fundit i dha imazh të mirë futbollit kosovar

Sport July 12, 2020 - 23:57

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-17, Besnik Kollari, vlerëson se skuadra e Vushtrrisë i ka dhënë imazh të mirë futbollit të Kosovës në dy xhirot e fundit, shkruan Zeri.info. 

Kollari gjatë analizës në emisionin 2 me 1 ka thënë se ky ekip po luan në mënyrë korrekte. 

"Vushtrria në dy ndeshjet e fundit i ka dhënë imazh të mirë futbollit kosovar. Barazoi me Flamurtarin dhe Trepçën '89. Vushtrria ka rënë nga Superliga, mirëpo po luan në mënyrë korrekte", ka deklaruar Besnik Kollari, shkruan Zeri.info. 

Vushtrria i ka tubuar 18 pikë në 29 xhiro derisa ndodhet e parafundit në tabelë. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fitim Llapashtica të hënën takohet në stadiumin e saj me Ferizajn, sfidë e cila i takon xhiros së 30-të të Superligës. /Zeri.info