Begolli: Gjasat për titull i kemi të vogla, kemi tri ndeshje të vështira para vetes

Begolli: Gjasat për titull i kemi të vogla, kemi tri ndeshje të vështira para vetes

Sport July 12, 2020 - 23:55

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur. Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Duke e komentuar barazimin 1:1 ndaj Dritës sot në "Fadil Vokrri", drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli thotë se gjasat e prishtinasve për titull janë të vogla.

"Gjasat i kemi të vogla, kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe të tria janë të vështira", deklaroi Begolli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Sa i përket skuadrës, FC Prishtina ka një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve", shtoi ai. /Zeri.info

Image