Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
“Qeqa” për disa nga gjyqtarët kosovarë: Ose janë amatorë, ose nuk po dinë të referojnë

“Qeqa” për disa nga gjyqtarët kosovarë: Ose janë amatorë, ose nuk po dinë të referojnë

Sport July 12, 2020 - 23:46

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur. Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Derisa po vazhdon debati për nivelin e referimit në Kosovës, gazetarja kosovare, "Qeqa" Krelani thotë se si pasojë e këtyre vendimeve kontraverse, mund të ketë dy verdikte.

"Gjyqtarët duhet ta dinë se kanë përgjegjësi. Kemi gjyqtarë me stemë të FIFA-s. Mbeten dy verdikte, ose me të vërtetë janë amatorë ose nuk po dinë të referojnë", tha "Qeqa" në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Situata ka dalur jashtë kontrollit, kam folur me ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare dhe ata më thanë se kartoni i kuq i Visar Bekajt ishte qesharak", shtoi ajo. /Zeri.info

Image