Sipas ish-gjyqtarit kosovar, goli i anuluar në ndeshjen Trepça'89 - Vushtrria ishte vendim i drejtë

Sipas ish-gjyqtarit kosovar, goli i anuluar në ndeshjen Trepça'89 - Vushtrria ishte vendim i drejtë

Sport July 12, 2020 - 23:34

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur. Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Derisa po vazhdon debati për referimin në Kosovë, një ndeshje ku u përfol shumë ishte goli i anuluar për "pozitë jashtë loje" në ndeshjen Trepça'89 - Vushtrria.

Derisa të gjtihë thonë se nuk kishte të bënte me "offside", ish-gjyqtari kosovar, Ismet Shurdhani mendon ndryshe.

"Është vendim i duhur, kjo është pozitë jashtë loje", derisa panelistët tjerë në studio mbetën të befasuar nga deklaratat e tij. /Zeri.info

Image