Sermaxhaj: Prishtina duhet të bëjë këtë gjë nëse e do titullin në të ardhmen

Sermaxhaj: Prishtina duhet të bëjë këtë gjë nëse e do titullin në të ardhmen

Sport July 12, 2020 - 23:21
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina sot ka barazuar në sfidën derbi të zhvilluar ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, dhe ky rezultat sikur i largon nga lufta për titull.

Trajneri i njohur Sami Sermaxhaj në “Sport show” në Klan Kosova ka folur për Prishtinën dhe çfarë i duhet kësaj skuadre për të dalë kampion i cili po i mungon tash e 7 vjet, transmeton “Zeri.info”.

“Duhet t’i lënë hapësirë trajnerit dhe mos të bëhen shumë ndryshime. Të mos ketë ndërrim të lojtarëve nëse e donë titullin. Prishtina është e vështirë. Aty kërkohet shumë punë dhe çdo ekip është super motivuar ndaj Prishtinës. Çdo trajner që ulët aty duhet ta di që ka një barrë të rëndë”, ka thënë Sermaxhaj, duke e komentuar ndeshjen Gjilani – Prishtina ku ndodhi skandali.

“Jam befasuar pse në atë ndeshje nuk është deleguar gjyqtari më i mirë. Sa i përket kartonit të kuq, Visar Bekaj ka bërë ndërhyrje të njëjtë si lojtari. Në këtë rast do të doja të di Vula po ta kishte parë në VAR çfarë do të kishte bërë. Unë besoj se do të ndryshonte vendimin”, ka thënë Sermaxhaj. /Zeri.info