Ramadani komenton kartonin e kuq të Visar Bekajt

Ramadani komenton kartonin e kuq të Visar Bekajt

Sport July 12, 2020 - 23:13
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina sot ka barazuar në sfidën derbi të zhvilluar ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, dhe ky rezultat sikur i largon nga lufta për titull.

Ish trajneri i Trepçës’89 dhe Feronikelit, Zekerija Ramadani në “Sport show” ka komentuar skandalin në Gjilan dhe kartonin e kuq të Visar Bekajt, transmeton “Zeri.info”.

“Unë e dëgjova analizën e Lorenc Eminit një profesionist i referimit, dhe ai tha se nuk ishte karton i kuq. Pra, përderisa ai e jep një shpjegim të tillë ne nuk kemi si mendojmë ndryshe. Pra nuk ishte për karton të kuq”, ka thënë Ramadani, duke folur për mundësin e rikthimit në Superligën e Kosovës.

“Superliga e Kosovës më mungon shumë, ndërsa unë jam i bindur që asaj Superligë nuk i mungoj, pasi ka trajner të mirë. Gjithsesi, shpresoj të jem prapë në atë ligë. Në Maqedoni është anuluar Liga dhe tash i gjithë fokusi ynë është atje në Kosovë dhe Shqipëri”, ka përfunduar Ramadani. /Zeri.info