Ish-gjyqtari iu del në mbrojtje gjyqtarëve kosovarë: Ka pasur edhe kampionate botërore që janë vendosur nga gabime të tilla

Ish-gjyqtari iu del në mbrojtje gjyqtarëve kosovarë: Ka pasur edhe kampionate botërore që janë vendosur nga gabime të tilla

Sport July 12, 2020 - 23:05

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur.

Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Ndërkaq, ish-gjyqtari kosovar, Ismet Shurdhani i ka dalur në mbrojtje gjyqtarëve në Kosovë pas kritikave të fundit.

"Është fakt se gjyqtarët mund të bëjnë gabime, por që duhet të dallohen nëse janë me qëllim apo pa qëllim. Ka pasur edhe kampionate botërore që janë vendosur nga gabimet e gjyqtarëve", deklaroi Shurdhani në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Në Gjilan është zhvilluar një ndeshje burrërore, me shumë faulle. Gjyqtarët duhet të kenë mbrojtje, nuk guxon që t'i reagohet në atë mënyrë", tregoi ai.

"E keni vërejtur, të gjithë futbollistët reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve. Katërshja e gjyqtarëve në krye me Kreshnik Vulën janë pezulluar deri në kompletimin e lëndës, pasi menjëherë jemi thirrur në oranet kompetente pas ndeshjes", përfundoi Ismet Shurdhani. /Zeri.info

Image