Zekerija Ramadani: Mungesa e këtij lojtari te Prishtina ndikoi shumë

Zekerija Ramadani: Mungesa e këtij lojtari te Prishtina ndikoi shumë

Sport July 12, 2020 - 23:01
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina sot ka barazuar në sfidën derbi të zhvilluar ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, dhe ky rezultat sikur i largon bga lufta për titull.

Ish trajneri i Trepçës’89 dhe Feronikelit, Zekerija Ramadani në “Sport show” ka thënë se Drita e mori një pikë me meritë, derisa Prishtina e ka humb hapin për titull dhe më nuk ka gjasa, transmeton “Zeri.info”.

“Me këtë rezultat që mori Drita e eliminoi një rival direkt për titull. Prishtina kishte dy fytyra sot. Në pjesën e parë ishte agresive dhe e kërkonte golin. E nisi shumë mirë ndeshjen ashtu siç do çdo trajner.

Në pjesën e dytë, normal edhe rezultati e bën të vetën duke menduar ta menaxhosh rezultatin. Prishtina në pjesën e dytë nuk ishte në nivelin e duhur, ndoshta edhe për shkak të Dritës që luajti në sulm. Drita, sipas mendimit tim kishte ardhur për një barazim por të kishte pasur më shumë guxim do t’i kishte arkëtuar tri pikë të radhës që do ta bënte një hap të madhe për titull. Prishtina me këtë barazim është jashtë luftës për titull”, ka thënë Ramadani duke thënë se Prishtina ka pasur një mungesë shumë të madhe sot.

“Visar Bekaj është sa gjysma e skuadrës së Prishtinës. Mungesa e tij ishte shumë e madhe. Gjatë gjitha ndeshjet që i kam përcjell ai ka qenë në një formë të jashtëzakonshme. Prishtina, ka pasur mungesa dhe nuk them se nuk janë të rëndësishme, por kanë zëvendësime për ta, ndërsa për Bekajn nuk ka zëvendësim”, ka thënë Ramadani. /Zeri.info