'Profa' flet për incidentin në ndeshjen Gjilani - FC Prishtina: Faturat duhet t'i shkojnë gjyqtarëve

'Profa' flet për incidentin në ndeshjen Gjilani - FC Prishtina: Faturat duhet t'i shkojnë gjyqtarëve

Sport July 12, 2020 - 22:57

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur.

Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Ndërkaq, trajneri kosovar Bylbyl Sokoli është kthyer për ta komentuar ndeshjen kontraverse mes Gjilanit dhe FC Prishtinës të zhvilluar në mesjavë, ku kryeqytetasit u dëmtuan rëndë.

"Gabimi ishte evident, vendimtar dhe është vlerësuar në atë mënyrë. Së pari duhet uruar Gjilanin për ndeshjet e mira që po tregon", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Unë nuk jam i kënaqur as me referimin e sotëm, por që s'i ka bërë me qëllim. Me këtë referim nuk mund të luani në Evropë", deklaroi "Profa".

"E dëmshme është që gjyqtarët që janë dënuar njëherë, të referojnë prapë. Faturat duhet t'i shkojnë gjyqtarëve", shtoi ai. /Zeri.info

Image