Berisha flet për ndeshjen me Maqedoninë tregon gjasat e kualifikimit të Kosovës

Berisha flet për ndeshjen me Maqedoninë tregon gjasat e kualifikimit të Kosovës

Sport July 12, 2020 - 22:45
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Kosovës Valon Berisha i cili dy ditë më parë nënshkroi kontratë në kampionatin francez te Reims në “Sport show” në Klan Kosova, ka folur për ndeshjen Mqedonia – Kosova në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, transmeton “Zeri.info”.

“Gjasat për kualifikim janë 50 me 50. Ata na respektojnë shumë ashtu si i respektojmë edhe ne.

Shpresoj të bëhet që ajo ndeshje të luhet me tifozë pasi ata më japi një motiv shumë. Jemi shumë afër dhe kur e dinë që ke përballë një vend që mund ta mposhtësh, atëherë duhet luftuar për ta arritur atë.

Ne duhet të shikojmë të luajmë sa më shumë në ekipet tona që të jemi gati për atë ndeshje. Unë vetëm kur i dëgjojë “Dardanët” në “Fadil Vokrri”, gjithë kundërshtarët janë të mundshëm mi mposht. Tifozët na bëjnë 120 përqind me dhënë nga vetja. Ëndërr imja është me dërgu Kosovën në Evropian ose Botëror dhe shpresoj të bëhet realitet. Babai më ka thënë te Norvegjia gjithmonë do të jesh i huaj. Për të zënë një vend duhet me qenë dy herë më i mirë sesa një norvegjez dhe kjo më ka shtyrë të punojë shumë dhe ta dua Kosovën”, ka thënë Berisha, duke folur edhe për Ligën e Kombeve ku Kosova luan në Ligën C.Image

“Greqia ka ekip të mirë, edhe Sllovenia është ekip i fortë, por ne kemi treguar se jemi ekip i fortë dhe mund ta mposhtim çdo kundërshtar.

Ne gjithmonë kemi pasur rritje dhe në çdo lojë kemi pasur rritje. Ndoshta as ne nuk e kemi pritur këtë rritje”, ka treguar Berisha, duke folur më pas edhe për hobin e tij.

“Më pëlqen shumë muzika. Unë nga fëmijëria kam dëgjuar muzikë dhe gjithmonë shqip. Edhe para ndeshjes dëgjojë muzikë dhe kjo më motivon shumë”, ka vlerësuar mesfushori i Kosovës. /Zeri.info