Profesioni i ri i Valon Berishës, goli i parë me Kosovën dhe dashuria për futbollin

Profesioni i ri i Valon Berishës, goli i parë me Kosovën dhe dashuria për futbollin

Sport July 12, 2020 - 22:31
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Kosovës Valon Berisha i cili dy ditë më parë nënshkroi kontratë në kampionatin francez te Reims në “Sport show” në Klan Kosova, ka folur për karrierën e tij,vendimin për ta lënë Norvegjinë dhe pranuar Kosovën si dhe për profesionin e ri qethës i flokëve, transmeton "Zeri.info".

“Shkoj shpesh të ‘berberi” dhe kam filluar t’i mësoj teknikat e tij. Kur isha në Norvegji te prindërit, nisa t’i prej vet flokët dhe i thash babait tim kur të vijë mbrapa më ndihmo. Nuk ishte se doli keq (qesh)”, ka thënë Berisha duke folur më pas për hapat e parë në karrierë.

“Në futboll më ka ndihmuar shumë vëllai im që është më i vjetër se unë. Ai, më ka shtyrë të punojë më shumë. Talentin ma ka jep zoti, ndërsa për pjesën tjetër kam punuar shumë. Që në fëmijëri e kam ndjer dashurin ndaj futbollit”, ka treguar Berisha, duke folur më pas pse u largua nga Norvegjia për ta pranuar Kosovën.

“Hapat e parë në karrierë i kam bërë në Norvegji. Ky vend më ka dhënë hapat e parë. Si 18 vjeçar kam debutuar te Norvegjia dhe unë ju jam mirënjohës. Ata më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë vështirë më pranua Kosovën pasi kam luajtur 20 lojë për Norvegjinë por Kosova në zemër më rreh më shumë. Prej që kam qenë i vogël gjithmonë e kam pas qejf me përfaqësuar Kosovë dhe menjëherë e kam pranuar ofertën. Ai ka qenë vendimi më i mirë që kam marr deri tash”, tha Berisha i cili pushimet i ka kalua në Kosovë dhe i ka pa nga afër disa talente. /Zeri.info