Paraqitje fenomenale e shqiptarëve, Rrahmani dhe Kumbulla vlerësohen lart në barazimin kundër Fiorentinës

Paraqitje fenomenale e shqiptarëve, Rrahmani dhe Kumbulla vlerësohen lart në barazimin kundër Fiorentinës

Sport July 12, 2020 - 22:10

Hellas Verona ka regjistruar barazim kundër Fiorentinës në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në Firencë, skuadra e Ivan Juric ka barazuar me Fiorentinën me rezultat minimal, 1:1, shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Faraoni në minutën e 18-të të ndeshjes, derisa për vendasit barazoi Cutrone në minutën e 90-të.

Në këtë ndeshje, ka minuta e parë luajtën dy mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Tashmë, faqja për vlerësimin e futbollistëve ka publikuar notat e futbollistëve.

Rrahmani bëri një paraqitje solide në mbrojtje me ç'rast u vlerësua me notën 7.2, derisa me të njejtën notë u vlerësua edhe Kumbulla. /Zeri.info

Image