Llumnica: Pas golit të epërsisë Prishtina është dashur të menaxhon më mirë ndeshjen

Llumnica: Pas golit të epërsisë Prishtina është dashur të menaxhon më mirë ndeshjen

Sport July 12, 2020 - 20:57
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në fushën e vetë ndaj Dritës duke luajtur me rezultat 1:0, shkruan “Zeri.info”.

Prishtina zhvilloi një ndeshje të mirë, por sipas ish futbollistit të Prishtinës, Xhevdet Llumnica, skuadra bardhekaltër ndoshta është dashur ta menaxhoi më mirë ndeshjen pas golit të epërsisë.

“Prishtina e nisi mirë por përderisa mungojë goli i dytë, e gjitha kjo shkoi në favor të Dritës të cilët kishin edhe qetësinë në fushë”.

“Goli i Prishtinës erdhi falë një aksioni të bukur dhe pas kësaj mendojë që kishin një vetëkënaqësi ku shpejt mendonin të dilnin në pjesë-fushën e Dritës, dhe mendojë që është dashur të menaxhojnë ndeshjen më mirë”, ka përfunduar Llumnica. /Zeri.info