Presidenti i Tiranës Refik Halili, tregon arsyen pse ishte në ndeshjen Prishtina – Drita

Presidenti i Tiranës Refik Halili, tregon arsyen pse ishte në ndeshjen Prishtina – Drita

Sport July 12, 2020 - 20:41
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Kosovës në futboll po vazhdon të sjellë përballje interesante.

Pas ndeshjes shumë të nxehtë javën e kaluar ndërmjet Gjilanit e Prishtinës, sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zhvilluar një tjetër ndeshje e madhe, ku u ballafaquan Prishtina e Drita, shkruan “Zeri.info”.

Për fat të keq kjo ndeshje u zhvillu pa praninë e tifozëve, por në shkallët e stadiumit sot ka qenë një mysafirë i veçantë.

Ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili i cili në një bisedë të shkurtër për “Zeri.info” ka treguar edhe arsyet pse e ndjeki këtë takim.

“Kam disa miq këtu në Prishtinës, kështu që edhe shfrytëzova rastin edhe ta ndjek ndeshjen. Gjithsesi, ne tifozët e Tiranës jemi edhe tifozët e Prishtinës kështu që u ndjeva mirë këtu”, ka thënë fillimisht Halili, duke treguar më pas nëse kishte etiketuar ndonjë lojtar sot apo jo.

“E kam ndjekur herë pas herë Prishtinë, por sa i përket interesimit të ndonjë lojtari tash për tash nuk mund t’ju them asgjë, gjithsesi do t;ju njoftojmë me kohë”, ka shtuar numri një i skuadrës nga kryeqyteti i Shqipërisë, duke i bërë më pas edhe një vlerësim nivelit të futbollit në Kosovë.

“Sot ishte një ndeshje ndoshta e tensionuar, pasi Prishtinës iu desh një fitore për të kapur Kupat e Evropës dhe kjo i vuri në presion.

Sigurisht me pëlqeu angazhimi, kaq mund të them për këtë ndeshje, sa i përket futbollit në përgjithësi në Kosovë nuk është se e kam ndjekur edhe shumë andaj nuk mund të them edhe shumë”, ka vlerësuar Halili, duke i thënë edhe dy fjalë për Tiranën nëse mund të dal kampione sivjet apo jo.

“Po punojmë, shpresojmë se do të shkojmë drejtë objektivit, duhet të presim”, ka përfunduar Refik Halili. /Zeri.info