'Plisat' nuk harrojnë, i kushtojnë baner gjyqtarit Kreshnik Vula në ndeshjen FC Prishtina - Drita

'Plisat' nuk harrojnë, i kushtojnë baner gjyqtarit Kreshnik Vula në ndeshjen FC Prishtina - Drita

Sport July 12, 2020 - 20:42

Në një ndërtesë afër stadiumit "Fadil Vokrri", tifo-grupi më i madh në vend, "Plisat" e mbështetën sot FC Prishtinën në ndeshjen ndaj Dritës.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën, raporton "Zeri.info".

Image

"Plisat" ishin në numër të konsiderueshëm afër stadiumit, derisa duket se ata nuk e kanë harruar skandalin në Gjilan që ndodhi javën e kaluar.

FC Prishtina ishte mposhtur 2:1 nga Gjilani me vendimet kontraverse të gjyqtarit Kreshnik Vula, të cilit tifozët prishtinas i kanë kushtuar baner tani.

Image

"Vula e hajnisë", shkruhet në banerin e "Plisave".

Me këtë barazim, Drita mbetet lidere në tabelë me 65 pikë të tubuara, kurse FC Prishtina në vendin e katërt me 58 sosh. /Zeri.info