Trajneri i Dritës reagon pas barazimit në 'Fadil Vokrri': Kemi mundur të fitojmë

Trajneri i Dritës reagon pas barazimit në 'Fadil Vokrri': Kemi mundur të fitojmë

Sport July 12, 2020 - 20:23

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka komentuar barazimin e sotëm ndaj FC Prishtinës.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina barazoi 1:1 me Dritën, raporton "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu është shprehur tejet i lumtur me rezultatin e arritur sot në kryeqytet.

"Mendoj që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagoi mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”, u shpreh fillimisht Nuhiu në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

“FC Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur të fitojmë. I paralajmërova lojtarët që të kenmi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, tregoi trajneri shkupjan.

Me këtë barazim, Drita mbetet lidere në tabelë me 65 pikë të tubuara, kurse FC Prishtina në vendin e katërt me 58 sosh. /Zeri.info