Gjilani ngritet në vendin e dytë, reagon Mezani, e cilëson fitore të rëndësishme

Gjilani ngritet në vendin e dytë, reagon Mezani, e cilëson fitore të rëndësishme

Sport July 12, 2020 - 19:29

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është shprehur i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij përballë Drenicës.

Në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, Gjilani vazhdoi ecurinë e fitoreve duke mposhtur Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri Mezani e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fitoren e sotme ndaj skuadrës drenicase.

“Një fitore shumë e rëndësishme në këtë pikë që jemi", deklaroi fillimisht Mezani në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

"Kemi patur shumë raste të humbura, por e rëndësishme ishte fitorja, pasi që luanim përballë një kundërshtari të veshtirë siç është Drenica me futboll të bukur dhe mbi të gjitha me nevojë të madhe për pikë”, shtoi ai.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë të tubuara, tri më pak se lideri, Drita. /Zeri.info