Mbyllet derbi londinez mes Tottenhamit dhe Arsenalit në 'Tottenham Hotspur Stadium'

Mbyllet derbi londinez mes Tottenhamit dhe Arsenalit në 'Tottenham Hotspur Stadium'

Sport July 12, 2020 - 19:23

Është mbyllur derbi i madh i Londrës së Veriut mes Tottenhamit dhe Arsenalit me fitoren e vendasve.

Në "Tottenham Hotspur Stadium", Tottenhami është përballur sot me Arsenalin në kuadër të javës së 35-të në Premierligën angleze, shkruan "Zeri.info".

Image

Në ndeshjen e zhvilluar në pasditen e sotme, skuadra vendase ka triumfuar me rezultat të ngushtë, 2:1.

Son ('19) dhe Alderweireld ('81) kanë shënuar golat e fitores për skuadrën e Jose Mourinhos sot.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e drejtuar nga Mikel Artetës e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 16-të.

Image

Me këtë fitore, Tottenhami ngritet në vendin e tetë me 52 pikë të tubuara, dy më shumë se Arsenali që gjendet në vendin e nëntë. /Zeri.info