Vecino dhe Brozovic në dyshim për Interin

Vecino dhe Brozovic në dyshim për Interin

Sport July 12, 2020 - 17:42

Interi do të jetë pa Matias Vecinon kundër Torinos dhe Romelu Lukakut, por në dyshim është edhe Marcelo Brozovic.

Sipas "Sky Sport Italia", Vecino nuk është ftuar për shkak të një lëndimi në gju, shkruan "Zeri.info".

Nga ana tjetër, Lukakut do t'i jepet pushim pas një lëndimi të lehtë në shpinë, derisa Lautaro Martinez do të luajë në sulm përkrah Alexis Sanchezit.

Ka ende dyshime për gjendjen e Brozovicit, i cili ka pësuar një lëndim në stërvitjen e së shtunës.

Vlen të përmendet se kroati ka pasur së fundmi problem edhe me drejtësinë, ku i është pezulluar patenta e vozitjes shkaku i hyrjes në semafor kur ishte e ndezur drita e kuqe. /Zeri.info