Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Mediumi italian: Milani ka kontaktuar Altin Lalën për Rashicën

Mediumi italian: Milani ka kontaktuar Altin Lalën për Rashicën

Sport July 12, 2020 - 14:57
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni gjatë kësaj vere, derisa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit gjerman, transmeton “Zeri.info”.

23-vjeçari ka shkëlqyer gjatë edicionit 2019/2020 me fanellën e klubit gjerman, derisa ka realizuar 11 gola në 34 ndeshje.

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se Milani ka kontaktuar me menaxherin e Rashicës, Altin Lala, për ta bindur sulmuesin që të transferohet në “San Siro”.

Gjithashtu raportohet se drejtuesit e kuqezinjve kanë kontaktuar edhe me Bremenin./Zëri