Kapiteni i Fenerbahces motivon Muriqin

Kapiteni i Fenerbahces motivon Muriqin

Sport July 12, 2020 - 12:54
Lajmet e fundit nga sporti

Në xhiron e 32-të të Superligës turke, Fenerbahce do ta presë në shtëpi rivalin e drejtpërdrejtë për një vend në garat evropiane, Sivassporin, transmeton “Zeri.info”.

Vedat Muriqi dhe Emre Belozoglu mbajtën një takim privat para kësaj ndeshje, që është tejet e rëndësishme në garën për një vend në garat evropiane.

Reprezentuesi kosovar ka marrë një përkrahje të madhe nga kapiteni Emre Belozoglu.

Muriqi ka shënuar golin e tij të fundit në ligë në xhiron e 29-të ndaj Yeni Malatyasporit.

“Ne e dimë kualitetin tënd. Edhe nëse nuk shënon, kontributi yt është i madh”, citohet t’i ketë thënë kapiteni i Fenerbahces Muriqit./Zëri