Sot, 22 vjet nga triumfi i Francës në Kupën e Botës

Sot, 22 vjet nga triumfi i Francës në Kupën e Botës

Sport July 12, 2020 - 12:24
Lajmet e fundit nga sporti

Sot shënohet 22-vjetori i triumfit të Francës në Kupën e Botës “Franca 1998”, shkruan “Zeri.info”.

Francezët kishin mposhtur në finale Brazilin me rezultatin e thellë 3:0.

Zidane kishte realizuar dy gola, kurse Petit kishte shënuar golin e tretë për ta vulosur fitoren e vendasve.

Ky ishte triumfi i parë i Francës në Kupën e Botës.

Ndërkohë, tashmë Franca numëron dy tituj botërore, pas triumfit në 2018-n./Zëri