Ylli i Interit kapet duke vozitur në gjendje të dehur

Ylli i Interit kapet duke vozitur në gjendje të dehur

Sport July 12, 2020 - 10:17
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka humbur të drejtën e patentë shoferit të tij pasi i kap duke vozitur në gjendje të dehur, raporton “Corriere della Sera”, transmeton “Zeri.info”.

Policia e ndoqi Brozovicin në makinën e tij të tipit “Rolls Royce Cullinan” në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi hyri në semafor të kuq afër një lokali nate në Milano.

Policia e ndaloi makinën dhe ia bëri testimin për alkool, derisa ai e kishte tejkaluar limitin e lejuar.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta ftojë reprezentuesin kroat në ndeshjen e nesërme ndaj Torinos./Zëri

Image